image Hoxhaj: Humbja e PDK-së ishte e vogël, por fitorja e VV-së ishte e madhe

Hoxhaj: Humbja e PDK-së ishte e vogël, por fitorja e VV-së ishte e madhe

news image

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka komentuar rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoxhaj tha se një ndër arsyet pse PDK-ja shënoi rënie për 30 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019, ishte se elektorati i tyre nuk doli të votojë për shkak të kushteve klimatike.

Ai po ashtu tha se humbja e PDK-së është e vogël në krahasim me humbjen e LDK-së e të AAK-së, duke theksuar se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje ishte e madhe.

“Unë mendoj që një pjesë e elektoratit tonë nuk ka dalë të votojë atë ditë edhe për shkak të kushteve klimatike. Në krahasim me subjektet tjera si LDK e AAK që kanë rënie të mëdha, ne e kemi marrë mesazhin e qytetarëve, duhet t’i gjejmë shkaqet jo pse kemi pasë 30 mijë vota më pak. Mendoj që humbja e PDK-së është e vogël por fitorja e Vetëvendosjes është e madhe”, tha Hoxhaj në t7.

/GazetaSinjali/