image Hoxhaj: Historia e Kosovës dhe liria e saj ka një emër, Hashim Thaçi

Kosovë

Hoxhaj: Historia e Kosovës dhe liria e saj ka një emër, Hashim Thaçi

news image

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj presidentit, Hashim Thaçi i cili tashmë ka dhënë dorëheqje, është shprehur për këtë të fundit se historia e Kosovës dhe liria e saj lidhet me emrin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Thaçi do të kthehet fitimtar edhe nga kjo betejë për të lartësuar luftën e drejtë të UÇK-së e popullit të Kosovës.

“Historia e Kosovës dhe liria e saj kanë emër. Ky emër, Hashim Thaçi, do të kthehet fitimtar edhe nga kjo betejë për të lartësuar edhe më, luftën e drejtë të UÇK-së e popullit të Kosovës! Besojmë në ty miku im”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, para pak minutash, Hashim Thaçi përmes një konference të jashtëzakonshme për media, konfirmoi aktakuzën e tij nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjen nga posti i presidentit.

/Gazeta Sinjali/