image Hoxhaj: Haradinaj, Mustafa e Limaj e dinë që s'votojmë kandidat tjetër për president, përveç emrit që e propozon PDK-ja

Politikë

Hoxhaj: Haradinaj, Mustafa e Limaj e dinë që s’votojmë kandidat tjetër për president, përveç emrit që e propozon PDK-ja

news image

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se është takuar me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para dy javësh, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tregoi se ia ka bërë të qartë Haradinajt, Mustafës dhe Limajt se partia e tij nuk do të votojë ndonjë kandidat tjetër për president, përveç emrit që propozohet nga PDK-ja.

“Kam pasur takim me Haradinajn, para dy javësh, ia kemi bërë të qartë atij, Mustafës, Limajt që kushdo që dëshiron ta kenë votën për zgjedhjen e presidentit, ne mund ta votojmë vetëm një kandidat që e propozon PDK-ja, e jo i partive të tjera”, tha Hoxhaj në Klan Kosova, përcjell Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/