Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se themelimin e Gjykatës Speciale e ka kërkuar edhe tani presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili në atë kohë ishte zëvendëspresident, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoxhaj ka thënë se Biden u kishte dërguar letër presidentes së atëhershme, Atifete Jahjagës dhe kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçit.
“Zëvendëspresidenti, Joe Biden i ka dërguar letër presidentes, Atifete Jahjaga dhe kryeministrit, Hashim Thaçi që të votohet Gjykata Speciale. Nëse keni dëshirë, e bëjmë nesër publike”, u shprehë ai në RTV Dukagjini.
Sipas tij, kërkesa për votimin e Speciales ka pasur edhe nga evropianët./Gazeta Sinjali/