image Hoxhaj: Deklaratat e kryeministrit Hoti për dialogun janë joserioze

Politikë

Hoxhaj: Deklaratat e kryeministrit Hoti për dialogun janë joserioze

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se qasja e kryeministrit Avdullah Hoti për dialogun nuk është serioze.

“Deklaratat e Avdullah Hotit për dialogun janë joserioze. S’jemi kundër dialogut, por kundër qasjes së kësaj qeverie”

Sipas tij, partitë e koalicionit madje as nuk kanë koordinim rreth çështjes së dialogut.

Ai më tutje tha se sipas disa informacioneve, Serbia i ka kërkuar një zotim Francës edhe Gjermanisë, për anëtarësimin e saj në BE.

“Serbia siç kemi informacione para takimit në Paris, ka kërkuar një zotim nga Franca e Gjermania për anëtarsimin e saj në BE dhe këto dy shtete s’kanë dhënë zotim për viza sikurse as për ne”, tha ai në Rubikon./ Gazeta Sinjali/