image Hoxha: Qytetarët s’kanë nevojë të frikësohen nga PK-ja, përveç atyre që janë në kundërshtim me ligjin

Siguri

Hoxha: Qytetarët s’kanë nevojë të frikësohen nga PK-ja, përveç atyre që janë në kundërshtim me ligjin

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se qëllimi i aktivitetit për nderë të 24-vjetorit të themelimit, ka për synim që qytetarët të ndjehen të sigurt.

Ai foli edhe për rekrutimin e të rinjve, duke thënë se 500 të rinj do të bëhen pjesë e këtij institucioni.

Drejtori ka thënë se qytetarët në vend nuk kanë nevojë të ndihen të frikësuar, përveç atyre që janë në kundërshtim me ligjin.

“Qëllimi i kësaj ekspozite është që qytetaret tanë të ndjehen të sigurt që këto pajisje janë për të garantuar rend dhe ligj, për t’i ndihmuar ata që të jetojnë qetë dhe sigurt në vendin tonë. Nuk ka nevojë që të frikësohen nga PK-ja askush, përveç atyre që janë në kundërshtim me ligjin. Këto pajisje do të përdoren për ata që bëjnë keq edhe që janë në kundërshtim me ligjin të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar”, tha ai.

“Ne veç e kemi pasur një konkurs para një muaj dite është përmbyllur edhe jemi në proces të rekrutimit të këtyre personave që kanë aplikuar. Gjatë këtij viti do të fillojmë edhe gjeneratën e re… do t’i marrim të paktën 400 deri në 500 zyrtarë të rinj dhe rekrutimi do të vazhdoj çdo vjet”, tha ai./EO/

/GazetaSinjali/