image Hoxha: Plani ishte “Aneksim total i veriut”, do të sulmonin nga 37 pozicione në veri

Siguri

Hoxha: Plani ishte “Aneksim total i veriut”, do të sulmonin nga 37 pozicione në veri

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se grupi që e kreu sulmin në Basnjkë ishte trajnuar për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe.

Sipas tij, nga dokumente që ata kanë siguruar ishte planifikuar “aneksimi total i veriut” me 37 pozicione sulme anembanë veriut.

“Plani i [sulmuesve] ka qenë plan total i aneksimit të veriut të Kosovës. Ne dokumentet që ne e kemi, të cilat nuk mund t’i ndajmë me ju tani, ka një plan për aneksimit të veriut të paraparë në fazën fillestare në 37 pocizione, nga ku do të sulmoheshin njësitet tona policore, jo vetëm në Banjskë e Zveçan por në të gjitha pjesët veriore, e pastaj krijimi i një korridori të lirë për Serbi dhe furnizimet tjera me njerëz, materiale, ekspertë dhe furnizime të tjera të nevojshme për një rezistencë të armatosur dhe për krijimin e një realiteti të ri në vend”, tha Hoxha.

/GazetaSinjali/