Hoxhallarët shqiptarë, si figura me ndikim te ndjekësit e tyre, nuk ngurrojnë të trajtojnë asnjë çështje, duke filluar nga ato se si duhet të funksionojë shoqëria deri të detajet më të vogla.
Njëri ndër ta është hoxhë Bedri Lika, i cili së fundmi ka lënë “nam” në rrjete sociale, për shkak të përgjigjes që ka dhënë në një emision ku ishte i ftuar.
I pyetur nga moderatori se a lejohet përdorimi i WI-FI’së së fqinjëve, hoxha ka thënë se “është mëkat (haram), të përdoret Wireless-i i fqinjëve, pa lejen e tyre“.
Ai tutje ka vazhduar duke thënë se s’lejohet përdorimi i Wi-Fi të askujt pa leje, por në veçanti i fqinjve – duke e arsyetuar këtë me “dënimi dhe mëkati është më i madh“.
Imami nga Shkupi edhe më parë ishte bërë viral, për shkak se kishte deklaruar se “nëse dikush është duke dëgjuar muzikë, ti duhet t’ia thyesh radion“.