Elvis Hoxha, ish-këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka kërkuar falje për deklaratat e tij ndaj kryesindikalistit, Rrahman Jasharaj, për të cilin pretnedoi se ka qenë anëtarë i partisë serbe.
Hoxha përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se për deklaratën e tij, “u bazua” në lajmet që u shpërndanë në media.
“Nuk kam turp të kërkoj falje, sidomos nëse i kam rënë në qafë z. Rrahman Jasharaj duke u bazuar në një lajm të gabuar që u shpërnda nëpër media lidhur me personin dhe të shkuarën e tij. Nuk e di si qëndron e vërteta lidhur me këtë lajm. Siç duket informacioni, edhe pse i shpërdarë nëpër disa media, paska qenë i pakonfirmuar. Kështu që i kërkoj falje, jo thjesht, por falje me ndjenjë të lartë përgjegjësie. Pak më intereson se si më ka kualifikuar z. Jasharaj në një shprehje të tij publike”, ka shkruar Hoxha.
Mes tjerash, eksponenti i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka pësëritur qëndrimin e tij për grevat, gjë e cila Hoxhës po i duket “e prapranueshme”.
“Por i lutem zotit Jasharaj, të mos e marrë fare këtë falje si gjithpërfshirëse. Në kohën kur po zhvillohet një punë intensive për rivlerësimin e pagesës së mësuesit, të këmbëngulësh në grevë dhe në ndërprerje të procesit pa nisur ende shkolla, kjo më duket e papranueshme”, ka thënë tutje ai.
/GazetaSinjali/