image Hovenieri feston 4 Korrikun në Prishtinë: Faleminderit Kosovë, jam në shtëpinë time

Politikë

Hovenieri feston 4 Korrikun në Prishtinë: Faleminderit Kosovë, jam në shtëpinë time

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, po e feston ditën e pavarësisë së vendit të tij në qendër të Prishtinës.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ai tha se po ndihet mirë që është këtu.

Ndërkaq, teksa po thoshte se nuk është në shtëpi për t’i parë fishekzjarrët, dikush nga publiku i ndërhyri duke i thënë se “në shtëpi je”.

“Sonte në Prishtinë po ndihem shumë mirë. Sapo hëngra një hamburger të mrekullueshëm, e kemi një koncert shumë të mirë, dhe më kanë thënë se do të ketë fishekzjarrë. Pra, nëse s’mund të jem në shtëpi në SHBA me familjen nën një batanije duke i shikuar fishekzjarrët…”, tha Hovenieri, teksa u “pengua” nga dikush nga publiku, duke i thënë: “Ju në shtëpi jeni”.

Dhe Hovenieri vazhdoi: “… Saktë, jam në shtëpi, në shtëpinë time në Prishtinë. Faleminderit që po festoni me ne, urime 4 korriku, urime Dita e Pavarësisë ShBA, faleminderit Kosovë”.

/GazetaSinjali/