Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar për takimin me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajarin.
Ambasadori Hovenier ka shkruar se ky takim konfirmon mbështetjen e SHBA-së për KFOR-in, ndërsa tha se kontributi i trupave amerikane në Bondsteel është dëshmi e angazhimit të SHBA-së. Rolin e KFOR-it ai e ka konsideruar të domosdoshëm për sigurimin e stabilitetit rajonal.
“Takimi me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari, rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të SHBA-së për KFOR-in. Kontributet e trupave amerikane në Bondsteel, një nga më të mëdhenjtë midis aleatëve, është dëshmi e angazhimit tonë në rolin i domosdoshëm të KFOR-it në sigurimin e stabilitetit rajonal”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Siç ka njoftuar KFOR-i përmes një njoftimi në “twitter”, Kajari e ka njoftuar ambasadorin Hovenier rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe për aktivitetet e përditshme të KFOR-it në përmbushjen e mandatit të tyre.
Meeting with @NATO_KFOR Commander MG Kajari, reaffirmed the U.S.’s steadfast, continued support for #KFOR. U.S. troop contributions at Bondsteel, one of the largest among allies, is proof of our commitment to @NATO_KFOR‘s indispensable role ensuring regional stability. pic.twitter.com/cCSjzIWNyQ
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 18, 2022