image Hovenier takohet me Haradinajn, diskutojnë rreth rolit të opozitës dhe partneritetit Kosovë-ShBA

Politikë

Hovenier takohet me Haradinajn, diskutojnë rreth rolit të opozitës dhe partneritetit Kosovë-ShBA

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier është takuar me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Hovenier ka thënë se me Haradinajn kanë diskutuar rreth rolit të një opozitë konstruktive.

Ndër të tjerash, në njoftim në Twitter thuhet se është diskutuar partenriteti në mes të ShBA-së dhe Kosovës, të cilin ambasadori e quajti “të palëkundur”.

“Me Ramush Haradinajn, diskutuam rreth rolit thelbësor të një opozite konstruktive. Gjithashtu ritheksuam rreth partneritetit të palëkundur mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hovenier.

/GazetaSinjali/