image Hovenier: Statusi i Kosovës nuk do të diskutohet në dialog me Serbinë

Politikë

Hovenier: Statusi i Kosovës nuk do të diskutohet në dialog me Serbinë

news image

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial i Kosovës, nuk janë në pyetje.

Sipas tij, këto tema nuk do të vihen në tavolinën e dialogut në Bruksel.

“Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është Kosova është shtet sovran. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti dhe faktet në terren flasin vetë”, ka deklaruar Hovenier për televizionin publik të Kosovës./GazetaSinjali/