image Hovenier: SHBA-ja dënon sulmet në veri, të shqetësuar që s’ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve

Politikë

Hovenier: SHBA-ja dënon sulmet në veri, të shqetësuar që s’ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka reaguar në lidhje me incidentet e djeshme në veri të Kosovës.

Hovenier përmes një postim në profilin e tij në Twitter tha se dhuna dhe intimidimi, përfshirë përdorimin e pajisjeve shpërthyese, dhe rrezikimin e jetëve nuk është asnjëherë metodë e duhur e protestës.

Hovenier po ashtu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes si dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin, që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria dhe siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jenë prioritet më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të ushtrojnë përmbajtje”, deklaroi Hovenier.

/GazetaSinjali/