image Hovenier: Ambasadori Menzies ishte avokat i palëkundur i pavarësisë së Kosovës

Kosovë

Hovenier: Ambasadori Menzies ishte avokat i palëkundur i pavarësisë së Kosovës

news image

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier ka kujtuar kolegun e tij ambasadorin, John Menzies, i cili vdiq të dielën, por që ka shërbyer pas luftës në Kosovë, si shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë.

Në faqen e Ambasadës Amerikane, Ambasadori Hovenier ka thënë se Menzies ka qenë avokat i palëkundur për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Jemi të mërzitur nga humbja e kolegut dhe diplomatit të shquar Ambasadorit John Menzies. John ishte një avokat i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Si diplomat dhe mësues ai preku jetë dhe ndërtoi ura të qëndrueshme midis Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe ShBA” ka shkruar Hovenier.

Menzies para se të vinte në Kosovë ka shërbyer si ambasador në Bosnjë e Hercegovinë.

Pas luftës ShBA nuk kishte ambasadë në Kosovë. Misioni diplomatik amerikan statusin e ka ndryshuar më 2008 pasi Kosova ka shpallur pavarësinë. Menzies është kthyer për vizitë zyrtare më 2012 në Kosovë.

Menzies ka vdekur në moshën 74 vjeçare.

/GazetaSinjali/