image Kryeministri zotohet për mbështetje të prodhuesve vendor

Kosovë

Kryeministri zotohet për mbështetje të prodhuesve vendor

news image

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa kanë vizituar laboratorin e mikrovinifikim në Rahovec, shkruan Gazeta Sinjali.

Me këtë rast, i pari i ekzekutivit u zotua se Qeveria do të mbështes prodhuesit vendës, duke kërkuar që të ruhet varietet autoktone sidomos në fushën e vreshtarisë.

Sipas tij, në këtë laboratorë edhe studentët do të kenë mundësi të kryejnë praktikën, ngase vendit i duhet ekspertë të kësaj fushe.

“Duke mundësuar që të ruajmë varietet autoktone përmes këtij laboranti bëhen të gjitha analizat e nevojshme.“…studentët të kryejnë praktikën, na duhet ekspertë të kësaj fushe. Për disa vite ne do të vendosim në hartën evropiane sa i përket vreshtave dhe varieteteve të verërave”, shtoi Hoti./Gazeta Sinjali/