Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me Ministren britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton.
Gjatë kësaj bisede telefonike ata diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.
“Sot pata një bisedë telefonike me Ministren britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Wendy Morton, me të cilën biseduam për zhvillimet e fundit politike dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve”, ka shkruar Hoti.
Hoti gjithashtu është shprehur mirënjohës për përkrahjen ndaj Kosovës në procesin e integrimeve euro-atlantike dhe atë të dialogut. /Gazeta Sinjali/