image Hoti zgjeron stafin e tij, Antigona Baxhaku emërohet në dy pozita

Politikë

Hoti zgjeron stafin e tij, Antigona Baxhaku emërohet në dy pozita

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se e ka emëruar Antigona Baxhakun në pozitën e drejtoreshës së Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook, në të cilin tha se Baxhaku do të jetë këshilltare politike dhe drejtoreshë e kësaj zyre.

“Antigona do të jetë Këshilltare Politike dhe Drejtore e Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit. Me veprimtarinë e saj 22 vjeçare në jetën publike, me theks të veçantë në jetën mediale, konsideroj se ajo do të jetë një vlerë e shtuar për Qeverinë e Kosovës, duke qenë urë e fuqishme komunikimi dhe bashkëpunimi me mediat”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Hoti tha se tani mediat do të jenë më afër se kurrë me Zyrën e Kryeministrit, pasi që Baxhaku me eksperiencën dhe gatishmërinë e saj, vlerëson se do të jetë adresa adekuate e informimit të saktë e të shpejtë./Gazeta Sinjali/