Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se zgjedhjet janë të lira kur bazohen në ligjet e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu bëri të ditur vetë Hoti përmes një postimi në Facebook, gjera shtoi se ato janë të lira atëherë kur çdo fazë e procesit zgjedhor bazohet në ligj dhe kushtetutë.
“Zgjedhjet janë të lira atëherë kur çdo fazë e procesit zgjedhor bazohet në ligj dhe kushtetutë”, shkroi Hoti.
Ndryshe, dje në mbledhjen e KQZ-së, është marrë vendimi që të moscertifikohen lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate.