image Hoti për Osmanin: Duhet t’i ushtrojë kompetencat në përputhje me Kushtetutën, derisa të zgjidhet presidenti

Politikë

Hoti për Osmanin: Duhet t’i ushtrojë kompetencat në përputhje me Kushtetutën, derisa të zgjidhet presidenti

news image

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti deklaroi se zhvillimet e fundit me Gjykatën Speciale nuk nënkuptojnë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Në këtë situatë kur vendi është me U.D të presidentit, Hoti thotë se shpreson që nuk do të shkojë gjatë dhe paralajmëroi se partitë politike do të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për postin e presidentit.

“Ajo është juriste, besoj që i di kompetencat e veta kushtetuese në këtë rast. Me rëndësi është që edhe ajo edhe të gjithë të kuptojmë situatën ku jemi edhe të ushtrohen kompetencat, në këtë rast të presidentit në përputhje me Kushtetutën për të mundësuar tranzicionin e pushtetit, derisa të zgjidhet presidenti i ri”, tha Hoti për RTV21.

“Sjellja e saj është çështje e saj sesi e sheh ajo tashmë rolin e vet në këtë detyrë të re të përkohshme që ka marrë për të ushtruar këto kompetenca”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/