image Hoti thotë se masa e re e reciprocitetit e "kurthon" vendin

Politikë

Hoti thotë se masa e re e reciprocitetit e “kurthon” vendin

news image

Mandatari i Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka kundërshtuar vendimin e fundit të qeverisë në detyrë i cili ndalon futjen e maunve nga Serbia dhe Bosnja në dokumentacionin e të cilave nuk figuron emri “Kosova Republikë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Hotit, ky vendim e ka “kurthuar” vendin.

“Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore”, ka shkruar ai në Facebook.

Pasi, sipas tij sot Kosova ka nevojë ta mbështesë dialogun, duke hequr dotrë nga çdo pengesë për vazhdimin e tij, pasi vetëm kështu thotë se Serisë do t’i largohet alibia për zvarritjen e njohjeve reciproke.

“Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë. Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke./Gazeta Sinjali/