image Hoti uron Amerikën në ditën e Pavarësisë: Liria dhe demokracia jonë, është e tyre

Politikë

Hoti uron Amerikën në ditën e Pavarësisë: Liria dhe demokracia jonë, është e tyre

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 245-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Hoti shkruan se kjo ditë feste e SHBA-së, është ditë edhe për Kosovën, meqë liria dhe demokracia që sot përjetojnë, është edhe e atyre.

Sot është ditë e madhe. Është Dita e Pavarësisë e miqve tanë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e tyre është edhe dita e jonë, ngaqë liria dhe demokracia jonë është edhe e tyre.

Gëzuar, miq!”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Sinjali/