image Hoti: Uashingtonin e Brukselin i zëvendësuan me Ohrin e Bratisllavën, askush se di për çka janë marrë vesh

Politikë

Hoti: Uashingtonin e Brukselin i zëvendësuan me Ohrin e Bratisllavën, askush se di për çka janë marrë vesh

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë për mospërfillje të këshillave të aleatëve, e si pasojë e kësaj Qeveria po bie në kurthin e Vuçiqit.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se qeveria nuk po përfill kërkesat e aleatëve kur u vijnë për vizitë në Prishtinë dhe u kërkojnë zgjedhje të reja në ato komuna pa kushte nga asnjëra palë.

Sipas Hotit, qeveria në pushtet ka zëvendësuar Uashingtonin e Brukselin me Ohrin e Bratisllavën, që sipas tij nuk e di askush se për çfarë janë marrë vesh.

Postimi i plotë:

Duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e situatës në veri.

Kryetarët e zgjedhur me 2% i fusin në zyrë me polici dhe i mbajnë të ngujuar.

Nuk i përfillin kërkesat e aleatëve kur u vijnë për vizitë në Prishtinë dhe u kërkojnë zgjedhje të reja në ato komuna pa kushte nga asnjëra palë.

Shkojnë në Bratisllavë e merren vesh për shtensionim të situatës, por askush nuk di gjë se çfarë janë marrë vesh.

Uashingtonin e Brukselin i kanë zëvendësuar me Ohrin e Bratisllavën.

Kjo është politikë se jo mahi.

/GazetaSinjali/