Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka premtuar se qeveria që ai udhëheq do të ndërmerr veprime të shpejta për të ndihmuar ndërmarrjet publike, raporton Gazeta Sinjali.
“Do të ndërmarrim veprime të shpejta për të kthyer rregullsinë në ndërmarrje publike, si dhe për t’u siguruar se pasuria dhe afarizmi i tyre mirëmbahen dhe rriten”, ka shkruar ndër të tjera Hoti në Facebook.
Sipas tij, sinjali se ka nevojë për intervenim është gjendja e krijuar në Telekomin e Kosovës.
“Gjendja e krijuar në Telekomin e Kosovës është treguesi më i mirë i nevojës për intervenim, në përputhje me ligjin, të Qeverisë si aksionar i kësaj ndërmarrje. Një ndërmarrje që i ka sjellë shtetit miliona euro dividentë, me potencial të madh për afarizëm të suksesshëm, sot është në gjendje të rëndë”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/