image Hoti tregon si mundet Kosova të tërhiqet nga një marrëveshje ndërkombëtare

Politikë

Hoti tregon si mundet Kosova të tërhiqet nga një marrëveshje ndërkombëtare

news image

Deputeti I LDK-së Avdullah Hoti, ka treguar se si Ligji e përcakton si mundet të tërhiqet nga një marrëveshje ndërkomëtare.

Edhe gjatë seancës së sotme në Kuvend Hoti ka replikuar me Kurtin për këtë çështje.

Ish-kryeministri I Kosovës ka shkruar në profilin e tij se: Ligji e përcakton si mundet Kosova të tërhiqet nga një marrëveshje ndërkombëtare.

“Qeveria duhet të marrë vendim për këtë dhe ta sjell në Kuvend. Tash duhet kaluar nga fjalët në vepra, ndryshe quhet mashtrim”, tha Hoti.

Derisa në seancë Hoti i ka thënë Kurtit: “A e din ku e kam problemin unë, ligjërimin e kryeministrit po e marrim si parimor, po ky ndryshe i ka fjalët e ndryshe veprimet. Unë kam qenë saktë aty ku është ministri i Financave, kur kryeministri me sprej mu ka drejtu dhe mu më është dashtë me këto fletore me u mbrojt nga sprej. Jo gaz, sprej”.

Ai më tej ftuar kryeministrin, që ta sjellë në Kuvend marrëveshjen për Asociacionin, si formë e vetme për ta anuluar ligjërisht, duke i premtuar se do të votojë për.

“Në rregull ka qenë qëndrim politik. Këtu ku jam ulur është e dëmtuar karriga , me gaz lotësjellës, ka qenë qendrim politik”, tha Hoti.

Ai kritikoi kryeministrin pse nuk po i merr vendimet tash. I ke mekanizmat, je kundër një marrëveshje, Ligji për Marrëveshje Ndërkombëtare ta mundëson, procedurat qysh dorëhiqesh.

/GazetaSinjali/