image Hoti tregon se si do të bëhet shpërndarja e 60 milionë eurove për biznese

Financa

Hoti tregon se si do të bëhet shpërndarja e 60 milionë eurove për biznese

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar tabelën në bazë të të cilës do të bëhet shpërndarja e 60 milionë eurove për biznese, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Hotit, nga ky fond do të përfitojnë 36 mijë e 679 biznese të cilat kanë deklaruar 206 mijë e 852 të punësuar.

Nga ky fond, sot kanë përfituar 15 mijë e 500 biznese, të cilave qeveria ua ka shpërndarë 37.3 milionë euro.

Ndërkohë që kryeministri thotë se edhe 22.7 milionë euro të tjera do t’u ndahen edhe bizneseve të tjera, sapo t’i përditësojnë të dhënat në EDI.

“Struktura e bizneseve përfituese siç është prezantuar në tabelë, tregon që përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës”, ka shkruar Hoti në Facebook./Gazeta Sinjali/