image Hoti tregon se e kujt ishte ideja për sloganin “Shteti.Shtet”

Politikë

Hoti tregon se e kujt ishte ideja për sloganin “Shteti.Shtet”

news image

Kryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, Avdullah Hoti, ka treguar se si e kanë zgjedhur sloganin “Shteti.Shtet”, shkruan Gazeta Sinjali.

“E kemi zgjedh së bashku me një grup të kolegëve që kemi punuar. Pra bashkërisht me një grup që e kemi diskutuar gjerësisht këtë ide. Pastaj kjo ka ardhur pas një analize duke nisur kronoligjikisht nga viti 1989 e që ka të bëjë me fuqizimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoti në televizionin publik.

Sipas tij, edhe në vitin 2021 duhet bërë ende garë për fuqizimin e bazamentit të shtetit.

“Për shtetin e Kosovës ende disa kanë dilema, kjo shihet edhe nga sjellja dhe kundërshtimi i tyre. Siç kam thënë edhe më herët, akoma nuk keni parë asgjë”, ka thënë Hoti lidhur me fushatën që po zhvillon si kandidat i LDK-së./Gazeta Sinjali/