image Hoti tregon se a ka LDK vija të kuqe ndaj ndonjë partie

Hoti tregon se a ka LDK vija të kuqe ndaj ndonjë partie

news image

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, ka treguar nëse partia e tij ka vija të kuqe ndaj ndonjë subjekti politik pas 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti ka thënë se LDK në parim nuk ka vija të kuqe. Vija e vetme e kuqe ai thotë se është programi i Lidhjes Demokratike dhe se çdo marrëveshje duhet të bazohet në këtë program.

“Nuk e di, është herët të shkruhet. Në parim, nuk kemi vija të kuqe, sepse besojmë se nuk i shërbejnë stabilitetit politik të vendit dhe të institucioneve. Vijat e kuqe janë programi i LDK-së. Një vijë e kuqe ka qenë edhe ky program në koalicionin me qeverinë paraprake që e kemi pasë.

Unë personalisht e kam kryesu grupin e ekspertëve të LDK-së që kemi negociu dy, tre muaj, derisa kemi mbërri te një pikë që për ne me qenë e pranueshme. Një marrëveshje që bazohet në programin e LDK-së dhe nëse e shihni atë marrëveshje të nënshkruar atëherë, keni me pa që 90 për qind është programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Hoti në KTV, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndonëse thotë se 90 për qind e programit të Qeverisë Kurti ishte program i LDK-së, Hoti thotë se iniciuan mocion mosbesimi pasi panë që, sipas tij, vendi po shkonte drejt një qeverie autoritare./Gazeta Sinjali/