Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se ai ka ndërtuar një delegacion dhe se Kushtetuta e thotë që dialogun e udhëheq kryeministri.
Hoti tha se takimi në Washington vetëm është shtyrë për një datë tjetër, dhe se me ftesën e parë nga Shtëpia e Bardhë, ai do të niset.
“Po, sigurisht. Për procesin e dialogut Kushtetuta është e qartë, që e përfaqëson kryeministri”, është përgjigjur kryeministri Avdullah Hoti në “Opinion” kur u pyet nëse do të shkojë në Washington pa presidentin Thaçi.
Hoti gjithashtu ka theksuar se në Washington nuk do të diskuothet për çështje territoresh.
“Nuk diskutohet për çështje territoresh, nuk diskutohet integriteti territorial, karakteri i shtetit. Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me kushtetutën. Kemi parashikuar objektiva, njohje reciproke dhe normalizim i çështjeve që janë derivat i njohjes reciproke”, u shpreh Hoti./Gazeta Sinjali/