image Hoti tregon agjendën e delegacionit kosovar në Washington

Politikë

Hoti tregon agjendën e delegacionit kosovar në Washington

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar lidhur me takimet që pritet t’i zhvillojë në Washington delegacioni i udhëhequr nga ai për dialogun me Serbinë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Delegacioni i Kosovës në Washington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj”, ka shkruar ai në Facebook.

I pari i ekzekutivit njofton se Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që, sipas tij, kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian.

Hoti shprehet optimist se vendimet që do të merren në SHBA do të jenë strategjike, si të gjitha vendimet e deritanishme të cilat sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë çuar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.”/Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3601280793266582?__xts__[0]=68.ARAfjWzDAT6MIXYixxLPI3_x8Myex8Z-zwRQBxbGIXEzsvEvxgy6DndqHZqtAoUMD269KK0PDO3k1_2zyssCxbwVUppCQpFD1l_d3syIkU-3Yt6Y74Gi7fFDVtix_GyDaT6vnm2et_oiLkDflAmnclyS1wuYnepvdYgMdRQdYL0VaP3eDwJHOLZezkOkKzw9FQYdRPtZCjsEZTWZ2a2UW4Fk7QMpA4NfEchmBWq__Sql4uwzIzsaxkXDqd_jewYCxuiFkpHoP9duoXk-ibiS7LHIxFouVJTgk6w_cxE9lnxlxPobXFZyMAmglWbErH7kWD21zUAPaRE-BmSUuQ5Q-w&__tn__=-R