Zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti pas miratimit të programit qeverisës për mandatin 2020-2023, ka thënë se ky program reflekton plotësisht marrëveshjen e dy partnerëve për koalicion.
“Në këtë program është reflektuar plotësisht marrëveshja e koalicionit, si dhe janë vendosur objektiva të tjera që prekin jetën e të gjitha komuniteteve në Kosovës”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Më tej, Hoti ka thënë se në ditët në vijim programi do të dorëzohet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës për t’i informuar deputetët.
“Në ditët në vijim do të jemi në komunikim të hapur me shoqëri civile, medie, biznese dhe grupe të tjera për të prezantuar këtë program. Programi do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës për informim të deputetëve”, ka shkruar ai.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka botuar programin qeverisës për mandatin 2020-2023./Gazeta Sinjali/