Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur deputetes së Vetëvendosjes, Saranda Bogujevcit, pasi kjo e fundit tha se se në marrëveshjen e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë është bërë trajtim i dëmshëm i temës së të pagjeturve, ku është kushtëzuar me personat e zhvendosur, shkruan Gazeta Sinjali.
Në fjalën e tij, kryeministri Hoti e ka mohuar se në marrëveshje është përdorur termi kushtëzim.
“Askund nuk përdoret termi kushtëzim. Këtë term nuk mund ta gjeni në marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington. Pika 12 e marrëveshjes specifikon saktë: Të dyja palët zotohen për të identifikuar personat e zhdukur. Nuk ka asnjë të keqe nga këto zotime dhe aty nuk ekziston fjala kushtëzim”, ka thënë Hoti./Gazeta Sinjali/