image Hoti thotë se këtë muaj në Kosovë vijnë 100 mijë e 800 doza të vaksinës antiCOVID

Shëndetësi

Hoti thotë se këtë muaj në Kosovë vijnë 100 mijë e 800 doza të vaksinës antiCOVID

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, thotë se sa i përket furnizimit me vaksina, gjatë këtij muaji pritet të arrij kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX. Nga ky mekanizëm, sipas Hotit, Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza të vaksinës antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të  plotë të popullsisë”, thotë Hoti përmes një postimi në Facebook.

Hoti në takim me ministrin e Shëndetësisë Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së Krasniqi biseduan për situatën epidemiologjike kundër COVID-19.

“Pasi që vendi gjendet para një vale të re të shpërthimit të pandemisë Covid-19, kërkuam mirëmbajtjen e masave në fuqi dhe respektimin e plotë të tyre. Ndërkohë që, institucionet shëndetësore janë duke punuar intenzivisht për rritjen e kapaciteteve, sigurimin e barnave dhe rritjen e numrit të personelit mjekësor. Nga shtabet komunale, policia, AVUK-u dhe Inspektoratet, kërkuam që të rrisin angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 dhe në të njëjtën kohë të bëjnë respektimin rigoroz të masave në fuqi”, shkruan Hoti.

Po ashtu, thotë ai, nga të gjithë qytetarët  kërkuam që të respektojnë distancën fizike, të përdorin  maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

/Gazeta Sinjali/