image Hoti thotë se deri në fund të vitit do të mbështeten rreth 100 të rinj për të hapur biznese

Biznes

Hoti thotë se deri në fund të vitit do të mbështeten rreth 100 të rinj për të hapur biznese

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deri në fund të këtij viti, do të mbështeten rreth 100 të rinj për të hapur biznese start-up, njofton Gazeta Sinjali.

Sipas Hotit, qeveria e tij mbetet e përkushtuar për rritjen e mbështetjes për të rinjtë dhe do ta vazhdojë zbatimin e programeve në fushën e punësimit dhe të ndërmarrësisë për të rinjtë e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në harmoni me objektivat e Agjendës për Reforma Evropiane dhe në zbatim të Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve, ka organizuar me sukses trajnimin e 500 të rinjve në ndërmarrësi, si dhe 755 të rinjve në trajnime profesionale të nevojshme për tregun e punës. Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe përfshirjes së komuniteteve pakicë dhe grupeve të margjinalizuara”, shkruan Hoti në rrjetin e tij social Facebook. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3727288390665821