Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar për rëndësinë e vendimit të fundit të qeverisë për pezullimin e institucioneve edukativo-arismore.
Hoti ka shkruar që sot me masat e marra nga qeveria për mbylljen e shkollave është evituar rreziku për 500 mijë persona.
“Sot Qeveria i mori masat e nevojshme shtesë parandaluese lidhur me COVID-19, përfshirë mbylljen e shkollave. Me këtë vendim evitojmë rrezikun për 500 mijë persona (femijë, nxënës e studentë) që të ekspozohen ndaj rrezikut të marrjes dhe shpërndarjes së virusit”, është shprehur Hoti.
Hoti ka përfunduar duke thënë që me vendimin për marrjen e masave për parandalim të koronavirusit nga qeveria, qytetarët nuk kanë nevojë të bëjnë panik por të kenë kujdes./ Gazeta Sinjali/