image Hoti thërret konferencë për media pak para raportimit në Kuvend

Politikë

Hoti thërret konferencë për media pak para raportimit në Kuvend

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thirrur për sot konferencë për media, pak para fillimit të seancës në të cilën ai do të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo konferencë do të fillojë në orën 09:30.

Lajmi u bë i ditur nga zyra e tij, përmes një komunikate për media.

Në njoftim nuk është treguar tema për të cilën Hoti pritet të flasë para gazetarëve./Gazeta Sinjali/