image Hoti thërret konferencë për media 1 orë pas takimit me Lajçakun

Politikë

Hoti thërret konferencë për media 1 orë pas takimit me Lajçakun

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të mbajë sot një konferencë për media.

Kjo konferencë do të mbahet një orë pas takimit që i pari i ekzekutivit do të zhvillojë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi i tyre është planifikuar të mbahet në orën 16:30, ndërsa në orën 17:30 Hoti do të dalë para gazetarëve, ndërkaq Lajçak do të takohet me kryekuvendaren, Vjosa Osmani./Gazeta Sinjali/