image Pas raportimeve të Sinjalit për dhunën nga Policia, Hoti thërret takim me krerë të sigurisë

Siguri

Pas raportimeve të Sinjalit për dhunën nga Policia, Hoti thërret takim me krerë të sigurisë

news image

Në orën 08:00, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, do ta pres në takim drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetin dhe kryeshefin e Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodajn, raporton Gazeta Sinjali.

Burime nga kabineti i kryeministrisë, kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se takimi pritet të mbahet për t’i diskutuar zhvillimet e fundit lidhur me tejkalimet e autorizimeve nga disa zyrtarë policorë dhe dhunën e raportuar në media.

Takimi i Hotit me ta vjen pas raportimeve të Gazetës Sinjali, e cila ekskluzivisht ditëve të fundit ka sjellë tema e video të dhunës nga policët, madje, kanë ndodhur edhe suspendime të policëve./Gazeta Sinjali/