image Hoti: Të jesh anëtar i LDK-së, je pasues i Rugovës e jo i politikanëve mashtrues

Kosovë

Hoti: Të jesh anëtar i LDK-së, je pasues i Rugovës e jo i politikanëve mashtrues

news image

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, me rastin e 33 vjetorit të formimit të degës së LDK-së në Rahovec ka shprehur mirënjohje e përulje ndaj grave e burrave të Rahovecit që iu bashkuan presidentit Rugova para 33 vitesh në rrugëtimin për Kosovën e pavarur.

Hoti gjithashtu tha se “të jesh anëtar i LDK-së do të thotë të jesh pasues i Rugovës e jo i politikanëve mashtrues”.

“Të thuash të vërtetën edhe kur të kushton shtrenjtë politikisht; të punosh me miqtë dhe të jesh mirënjohës ndaj tyre e jo t’i gënjesh e mashtrosh; të punosh me atdhetarë dhe profesionistë e jo me agjentë të shërbimeve fatkeqe e me batakçinjë e të paditur; të respektosh liritë individuale dhe besimin e secilit e jo fanatizmin e dogmat e çfarëdollojti; të respektosh përpjekjet e secilit dhe mekanizmin e tregut social e jo kontrollin e shtypjen e biznesit dhe fitimeve të tyre”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

33 vjet të degës të LDK-së në Rahovec — mirënjohje e përulje ndaj grave e burrave të Rahovecit me rrethinë që iu bashkuan Presidentit Rugova para 33 vitesh në rrugëtimin për Kosovën e pavarur. Urime të gjithë anëtarëve e votuesve të LDK-së nga të gjitha lokalitetet e Rahovecit.

Të jesh anëtar i LDK-së do të thotë të jesh pasues i Rugovës e jo i politikanëve mashtrues; të jesh gardian i shtetit të Kosovës e jo shkatërrues i tij; të thuash të vërtetën edhe kur të kushton shtrenjtë politikisht; të punosh me miqtë dhe të jesh mirënjohës ndaj tyre e jo t’i gënjesh e mashtrosh; të punosh me atdhetarë dhe profesionistë e jo me agjentë të shërbimeve fatkeqe e me batakçinjë e të paditur; të respektosh liritë individuale dhe besimin e secilit e jo fanatizmin e dogmat e çfarëdolloji; të respektosh përjekjet e secilit dhe mekanizmin e tregut social e jo kontrollin e shtypjen e biznesit dhe fitimeve të tyre.

Të jesh anëtar i LDK-së duhet të besosh në këto vlera me mish e me shpirt, edhe kur të shajnë e sulmojnë ty e familjen, edhe kur je në opozitë e edhe kur je në krye të pushtetit, edhe kur i merr 60% e edhe kur bie në 12%.

Sepse e vërteta, e drejta dhe qasja dinjitoze gjithmonë mbizotërojnë, siç po dëshmohet çdo ditë e më shumë.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/pfbid02agUsDX3ZSqezQnjWKa6BQbzbqkWJR4nxdXiX18FSgbwra3DvhMtUSRTdA1tcVqhvl?cft[0]=AZW0qb2O7F-KQ5c9Ro0AXtINJCtmIIkZ0zfTXA2p8Al8TkaFwqYvbxClGPO2TM4fVGFMSSeUvARlM-w9GNjd4qVN7fvPfz3YLqP2Cst62ZeajJv8qK008Vy27DKcHoPPt4dcQJGVhSXc15NLmAlnitYO&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/