image Hoti takon sot kryetarët e degëve të LDK-së

Politikë

Hoti takon sot kryetarët e degëve të LDK-së

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, do t’i takojë kryetarët e degëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Mustafës, Hoti në cilësinë e nënkryetarit të LDK-së, do të bisedojë me kryetarët e degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar veprimtarë të LDK-së

Diskutuam sot në Kryesi për zgjedhjet e reja, pas takimeve disaditore që i kisha me kryetarë të degëve.

LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do tu japim shansë gjithë atyre  që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.

Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të nënkryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh.

/Gazeta Sinjali/