Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, do t’i takojë kryetarët e degëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Mustafës, Hoti në cilësinë e nënkryetarit të LDK-së, do të bisedojë me kryetarët e degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar veprimtarë të LDK-së
Diskutuam sot në Kryesi për zgjedhjet e reja, pas takimeve disaditore që i kisha me kryetarë të degëve.
LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do tu japim shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.
Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të nënkryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh.