image Hoti takon përfaqësuesit e Gastronomëve: Iu siguron atyre mbështetjen e Qeverisë

Politikë

Hoti takon përfaqësuesit e Gastronomëve: Iu siguron atyre mbështetjen e Qeverisë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të cilët iu siguroi atyre për përkushtimin e Qeverisë në vazhdimin e mbështetjes dhe thellimin e bashkëpunimit përballë situatës së krijuar nga COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti përmes një postimi në Facebook tha se kjo do të bëhet me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të bizneseve.

“Po ashtu, i njoftova se pakoja e re mbështetëse do të jetë në vlerë prej 200-220 milion euro, për tre mujorin e parë të vitit 2021, ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8 % për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, shkroi Hoti.

/Gazeta Sinjali/