Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, të cilët biseduan për gjendjen e punëtorëve në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Kreu i ekzekutivit, Hoti, përmes një shkrimi në Facebook shkroi se bashkë me Ajdinin ranë dakord që sa më parë të finalizohet Kontrata Kolektive Nacionale.
“Drafti i kësaj kontrate është diskutuar në Këshillin Ekonomik Fiskal, mekanizëm përmes të cilit promovohet dialogu social në vend”, shkroi Hoti.