image Hoti takohet me Zemajn, Ramadanin e Krasniqin, kërkon që të vaksinohen qytetarët për gripin sezonal

Shëndetësi

Hoti takohet me Zemajn, Ramadanin e Krasniqin, kërkon që të vaksinohen qytetarët për gripin sezonal

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn, drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (ISHPK), Naser Ramadanin dhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqin.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme epidemiologjike në vend, me theks të veçantë në menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Duke vlerësuar punën e stafit shëndetësor të vendit gjatë këtyre muajve të rëndë të pandemisë COVID-19, Hoti theksoi sfidën e rifillimit të vitit të ri shkollor. Ai kërkoi që në të gjitha institucionet shkollore të ndërmerren veprimet e nevojshme për respektimin e masave dhe protokolleve të caktuara nga ekspertët e shëndetësisë. 

Hoti, po ashtu kërkoi që institucionet e shëndetit publik dhe departamentet komunale të shëndetësisë t’i bëjnë përgatitjet e duhura, në mënyrë që të kryhet me kohë edhe vaksinimi i qytetarëve ndaj gripit sezonal, si një masë mbrojtëse parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19. /Gazeta Sinjali