image Hoti takohet me Tërnavën, diskutojnë për gjendjen aktuale në vend

Kosovë

Hoti takohet me Tërnavën, diskutojnë për gjendjen aktuale në vend

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën.

Në këtë takim, Tërnava dhe Hoti diskutuan për gjendjen aktuale në vend për prioritet e Qeverisë së Kosovës, për menaxhimin e pandemisë dhe pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Kryeministri Hoti e falënderoi kryetarin Tërnava dhe BIK-un për rolin e kësaj bashkësie dhe të bashkësive të tjera fetare, duke theksuar se bashkëjetesa dhe harmonia ndërmjet besimeve të ndryshme ka qenë përherë një vlerë e veçantë e popullit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/