Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se ka pritur në një vizitë Shefin e Zyres së BE-së, Tomas Szunyog.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti tha se ata kanë diskutuar për situatën politike në vend dhe veprimet e nevojshme që duhet marrë për daljen nga kriza.
Hoti ka falenderuar ambasadorin Szunyog për kontributin e BE-së për Kosovës dhe njëherit ka shprehur keqardhjen që Kosova mbetet nën sanksione nga BE-ja.
Postimi i plotë:
Sot takova ambasadorin e BE-së për Kosovë, z. Tomáš Szunyog.
Diskutuam për situatën politike në vend dhe veprimet e nevojshme për daljen nga kriza.
LDK-ja gjithmonë ka besuar se koordinimi i plotë i Kosovës me BE-në dhe aleatët e tjerë është esencial për progresin e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare dhe integrimin euro-atlantik.
Falënderova z. Szunyog për kontributin e tij dhe të BE-së për Kosovën. Shpreha keqardhjen tonë që Kosova mbetet nën sanksione nga BE-ja.
Veprimet e LDK-së do të jenë gjithmonë në koordinim me partnerët strategjik për të vazhduar drejt synimeve të përbashkëta.