Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në vazhdën e takimeve të tij në Itali, sot ka takuar sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoti theksoi se në takim kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit përmes marrëveshjeve të mirëkuptimit, që do të rezultonte me njohje të sistemit të vlerave të përbashkëta të dy vendeve.
“Me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Parolin, biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të komunikimit përmes marrëveshjeve të mirëkuptimit, që do të rezultonte me njohje të vlefshme të sistemit të vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve. Eminencën e Tij, Kardinalin Parolin, e kam falënderuar për mbështetjen e Selisë së Shenjtë për popullin e Kosovës, duke kontribuar kështu për paqen e qëndrueshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi ndër të tjera Hoti./Gazeta Sinjali/