image Hoti takohet me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Kosovë

Politikë/ Hoti takohet me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

news image

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim një ekip të FMN-së (Fondi Monetar Ndërkombëtar), të udhëhequr nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit të FMN-së për Kosovën.

Gjatë këtij takimi, Hoti informoi përfaqësuesit e Misionit të FMN-së mbi zhvillimet ekonomike dhe politike në vend.

Po ashtu, temë diksutimi në takim ishin edhe çështjet fiskale dhe përgatitjet e vazhdueshme për buxhetin e vitit 2020.

Nga ana e tij, Di Bella diskutoi punën e përbashkët në vijim, si dhe vlerësoi bashkëpunimin e madh mes Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar./GazetaSinjali/