image Hoti takohet me Josephin: Marrëveshja gjithëpërfshirëse është zgjidhja e vetme që siguron paqe

Politikë

Hoti takohet me Josephin: Marrëveshja gjithëpërfshirëse është zgjidhja e vetme që siguron paqe

news image

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti është takuar me njohësin e zhvillimeve në Ballkan, Edward Joseph, ku kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Hoti theksoi se marrëveshja gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve është zgjidhja e vetme që siguron paqe të përhershme në këtë pjesë të Evropës.

“Zhvilluam një bisedë shumë përmbajtësore për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe rëndësinë për stabilitet në rajon”, shkroi Avdullahu.

“Z.Joseph është njohës shumë i mirë i zhvillimeve politike në Ballkan. I dëgjova me shumë interes pikëpamjet e tij lidhur me situatën aktuale”.

“Theksova se, Kosova duhet të jetë promovuese dhe kontribuese e stabilitetit rajonal. Tregova pikëpamjet e LDK-së për dialogun dhe zhvillimet aktuale politike. Për LDK-në, zgjidhja e vetme është dialogu dhe koordinimi me aleatët tanë”.

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve është zgjidhja e vetme që siguron paqe të përhershme në këtë pjesë të Evropës”.

Ai ka treguar se ka falënderuar për kontributin e tij ndër vite që ka bërë për Republikën e Kosovës.

/GazetaSinjali/