image Hoti takohet me Hysenin, Zyra e Kryeministrit tregon se çfarë u diskutua
[wp-story id="814678"]

Politikë

Hoti takohet me Hysenin, Zyra e Kryeministrit tregon se çfarë u diskutua

news image

Kryeministri Avdullah Hoti sot e ka pritur për takim në zyrën e tij koordinatorin shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hysenin.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti është njoftuar nga Hyseni për takimet e delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë në Bruksel, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, sipas ZKM-së, Hyseni e njoftoi kryeministrin Hoti edhe për takimet e tij të tjera të rëndësishme, ndër të cilat edhe me Asistent Sekretarin kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Para rreth një jave, Hoti e emëroi anëtarin e Kryesisë së LDK-së koordinator shtetëror në procesin e dialogut, ndërsa më pas tha se Hyseni do ta përfaqësojë qëndrimin e tij në negociatat me Serbinë. /Gazeta Sinjali